Flash News

POLITIKOFF

Familja përgatitet për lamtumirën e Bruce Willis, truri i aktorit do t’i dhurohet shkencës

Familja përgatitet për lamtumirën e Bruce Willis, truri i aktorit

Familja e aktorit të njohur Bruce Willis po përballet me një nga periudhat më të vështira, teksa gjendja e tij shëndetësore vijon të përkeqësohet. Burime pranë familjes bëjnë me dije se ata po përgatiten emocionalisht për një moment të dhimbshëm, ndërsa beteja e aktorit me sëmundjen vazhdon.

Në një vendim që konsiderohet sa i vështirë, aq edhe domethënës, familja ka vendosur që truri i tij të dhurohet për kërkime shkencore, me shpresën se kjo do të ndihmojë në avancimin e studimeve mbi demenca frontotemporale.

Aktori u tërhoq nga kinematografia në vitin 2022 për shkak të problemeve shëndetësore, ndërsa një vit më vonë familja konfirmoi diagnozën e sëmundjes degjenerative, e cila prek gradualisht funksionet njohëse dhe sjellore.

Sipas bashkëshortes së tij, Emma Heming Willis, gjendja e aktorit është bërë gjithnjë e më e ndjeshme dhe kërkon kujdes të vazhdueshëm. Ajo ka theksuar se vendimi për dhurimin e trurit është marrë me shumë reflektim, me synimin për të kontribuar në kërkimet që mund të ndihmojnë pacientët e ardhshëm.

Ky hap i familjes vjen si një akt solidariteti dhe shprese, në një kohë kur sëmundja mbetet ende e vështirë për t’u trajtuar.

Të fundit