Flash News

POLITIKOFF

Fansat e Cristiano Ronaldos të acaruar për foton që shfaqën në ceremoninë e Topit të Artë

Fansat e Cristiano Ronaldos të acaruar për foton që shfaqën

Tifozët e sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldoa, kanë shprehur zhgënjimin e tyre lidhur me momentin mosrespektues -siç e konsiderojnë ata- gjatë ceremonisë së Topit të Artë.

Ronaldo, pesë herë fitues i Topit të Artë, nuk ishte i pranishëm në ceremoni. 36-vjeçari përfundoi në vendin e gjashtë në votim, pas Messi-t, Lewandowski-t, Jorginho-s, Benzema-s dhe Kante-s. Gjatë ditës, Ronaldo e goditi drejtorin e France Football, Pascal Ferre, me një publikimin në Instagram ku e quajti atë gënjeshtar, pas komenteve të Ferre që synimi i tij i vetëm është të ketë më shumë Topa të Artë se Messi.

“Është e papranueshme që një person kaq i rëndësishëm për një trofe aq prestigjioz të gënjej kështu, në një mënyrë krejtësisht jorespektuese për dikë që gjithmonë e ka respektuar France Football-in”, shkruajti Ronaldo.

“Dhe ai gënjeu përsëri sot duke e lidhur mos prezencën time me një kuarantinë që nuk ekziston,"- vazhdoi më tej sulmuesi i Manchester United.

Mirëpo, edhe pse nuk ishte i pranishëm në ceremoni, emri i tij gjeti disa minuta që të përmendet të hënën. Pa ndonjë arsye, një imazh i tij në ballinën e Vanity Fair afër Didier Drogba-s u shfaq në ekranin e madh. Për disa sekonda, kamera u fokusua te Messi, Lewandoëski dhe Mbappe, që ishin gatë të shpërthenin në të qeshura. Drogba që drejtoi emisionin, i habitur, pyeti se pse ajo foto u shfaq.

Askush nuk e di se a do të shfaqej kjo fotografi nëse Cristiano Ronaldo do të ishte i pranishëm në ceremoni, por reagimi i tifozëve të tij ishte i ashpër, ku disa prej tyre mund t`i shihne dhe më poshtë:

Të fundit