Flash News

POLITIKOFF

Fansat e "Superman" ngrihen në protesta sepse heroi shfaqet si biseksual në librin e ri

Fansat e "Superman" ngrihen në protesta sepse heroi shfaqet si

Tashmë është zyrtare që heroi "Superman" në librin e ri shfaqet biseksual. Dhe fansat e personazhit janë inatosur aq shumë saqë janë ngritur në protesta.

Superman i është bashkuar zyrtarisht komunitetit LGBTQ – së bashku me ndihmësin e Batman, Robin, Kate Pryde të X-Men dhe Captain America-n e ri, të cilët të gjithë dolën si “queer” gjatë vitit të kaluar.

Ilustruesit dhe producentët e 'DC Comics' u desh të ruheshin nga forcat e zbatimit të ligjit të Los Angeles-it, pasi protestat e fansave për orientimin seksual të personazhit të animuar kaluan në nivelin e kërcënimeve. Sipas TMZ, policia patrulloi në shtëpitë private të disa artistëve dhe në zyrat e komikeve në "Warner Bros. Studios".

Fansat e "Superman" ngrihen në protesta sepse heroi shfaqet si

Por, deri tani nuk është raportuar ende pr asnjë dëm.

3 javë më parë Supermeni aktual (jo Clark Kent, por djali i tij 17-vjeçar, Jon, i cili veshi pelerinën e kuqe për një brez të ri) u zbulua se ishte biseksual, në "Superman: Son of Kal-El". Në fotot që janë publikuar, Jon u shfaq duke u puthur në buzë me një personazh që është reporter dhe quhet  Jay Nakamura.

Të fundit