Flash News

POLITIKOFF

Fansat janë të bindur se detaji "i fshehtë" në klip tregon se kënga e re e Donaldit është për Borën

Fansat janë të bindur se detaji "i fshehtë" në

Donaldi mbrëmë ka publikuar këngën e tij të re  që mban titullin “Nuk je”. Kjo është kënga e dytë që sjell aktori, e para ishte një bashkëpunim para një viti me vëllanë e tij binja, Romeon.

Me një tekst të mbushur me doza dëshpërimi për një dashuri të humbur, fansat janë të bindur se ai i dedikohet Bora Zemanit, ish-të dashurës së Donaldit. Kjo përforcohet akoma më shumë nga detaji i klipit. Në mbyllje të videoklipit në një sekuencë shumë të shkurtër shfaqet numri 5.

Fansat janë të bindur se detaji "i fshehtë" në

Për fansat dhe të gjithë publikun, 5-shi është i njohur gjerësisht që prej aventurës në “Big Brother” e tutje, kur Donaldi zbuloi se përvjetori i lidhjes së tyre është në këtë datë, në të cilën ai bëri edhe një dhuratë, përpara se ngjarjet të merrnin rrjedhë tjetër me raportin me Trixën.

Të fundit