Flash News

POLITIKOFF

Fansat mendojnë se Einxhel Shkira është shtatzënë për herë të dytë

Fansat mendojnë se Einxhel Shkira është shtatzënë

Kanë kaluar gati gjashtë muaj që kur Einxhel Shkira dhe Dj Dagz u bënë prindër për herë të parë dhe ka dyshime se moderatorja mund të jetë shtatzënë sërish.

Kur ishte në pritje të djalit të saj, Einxhel shkroi krahas një fotoje selfie në rrjete sociale “Hedhoww".

Të njëjtën gjë e ka përsëritur tani, ndërsa fansat shkruajnë: “Herën e fundit që the Hedhoww ishe shtatzënë. Vras mendjen cila është surpriza jote kësaj here.”

Këtë postim moderatorja e ka shpërndarë edhe në postimin e saj në Instagram duke shkruar: “Lol sa mirë më njihni”. Gjë që na bën të mendojmë se po konfirmon aludimet e fansave.

Einxhel dhe Dagz u njohën në “Big Brother VIP 1”, ku nisën edhe romancën e tyre. Disa muaj pas daljes ata njoftuan se do bëhen prindër dhe në dhjetor të 2022 mirëpritën në jetë djalin e tyre, Trev.

Fansat mendojnë se Einxhel Shkira është shtatzënë

Të fundit