Flash News

POLITIKOFF

Fansat mendojnë se Selena Gomez dhe Chris Evans janë lidhur

Fansat mendojnë se Selena Gomez dhe Chris Evans janë lidhur

Fansat e Selena Gomez dhe Chris Evans janë "të çmendur"nga lumturia, pasi ata mendojnë se këngëtarja dhe aktori po përjetojnë një histori dashurie.

Fansat janë gjithë "sy e veshë" për të kapur ndonjë detaj a dëshmi në rrjetet sociale, për t`u bindur për këtë lidhje.

Më në fund "Selenatorët" duken se janë më të lumtur për këtë lidhje dhe nuk janë aspak në merak për ish-të dashurin e saj, Justin Bieber.

Në klipin e shkurtër me titull, “Rainy day activities”, ylli 40-vjeçar i Marvel luan në piano. Është një histori mjaft e pafajshme në Instagram, por disa vunë re se kishte një reflektim të një vajze brune në këndin e poshtëm të majtë të videos.

Fansat mendojnë se Selena Gomez dhe Chris Evans janë lidhur

Në fillim të këtij muaji, ndjekësit e Chris dhe Selena filluan të spekulojnë se ata mbase po takoheshin, pasi vunë re se kryesuesi i ‘Captain America’ po e ndiqte yllin e popit. Për më tepër, një llogari e fansave të Selena Gomez postoi prova të supozuara fotografike, duke pretenduar se “Chris Evans dhe Selena Gomez u panë duke dalë nga i njëjti restorant”.

E! News më parë i hodhi poshtë këto thashetheme, duke zbuluar se fotografia e takimit të tyre sekret ishte bërë në të vërtetë jashtë një studioje Pilates në Los Anxhelos në nëntor të vitit 2017.

Të fundit