Flash News

POLITIKOFF

Fansat po "nuhasin", drama të reja Selena-Hailey

Fansat po "nuhasin", drama të reja Selena-Hailey

I dashuri i këngëtares Selena Gomez, producenti diskografik Benny Blanco, bëri bujë pasi postoi një foto të një hotdogu të kafshuar të vendosur mbi një celular përmes Story-t të tij në Instagram. Sapo u shfaq postimi, përdoruesit e rrjetit spekuluan se ishte një kunjë për Hailey Bieber, gruan e ish të dashurit të Selena Gomez, Justin Bieber.

Hailey Bieber është themeluesja dhe pronarja e një marke për kujdesin e lëkurës dhe bukurisë e quajtur Rhode Skin. Kohët e fundit, marka lançoi një koleksion të kllufave të telefonit me dizajne të bëra me porosi për të mbajtur produktet e buzëve të kompanisë. Bieber u shfaq në foto me kasën virale e cila ka një vend aposafat për të vendosur zbutësin e buzëve.

Përpara finales së Super Bowl LVIII, të dy Selena Gomez dhe Benny Blanco hodhën foto në Stories përkatëse në Instagram. Ndërsa ylli 31-vjeçar i Only Murders In the Building postoi disa foto të ëmbla me të dashurin e saj. Pavarësisht komenteve të fansave asnjë nga palët nuk ka reaguar në lidhje me këtë dramë të re. Shumë prej komentuesëve janë të mendimit se këtë kunjë e ka postuar Selena nga telefoni i të dashurit të saj.

 

Të fundit