Flash News

POLITIKOFF

Fansi rrëfeu në një video se si i vodhi syzet, reagimi i Paris Hilton bëhet viral

Fansi rrëfeu në një video se si i vodhi syzet, reagimi i Paris

Një përdorues i mediave sociale, Greg Brown, pranoi në një video në TikTok se e kishte grabitur Paris Hilton gjatë një nate në vitin 2007.

“Dikur kam grabitur Paris Hilton dhe shpresoj që ajo të mos e shohë kurrë këtë video për arsye se unë mund të shkoj në burg”, pranoi influencuesi në klipin origjinal.

Dhe Paris jo vetëm që e pa videon, por edhe reagoi ndaj saj.

@parishilton #duet with @asapscience LOL! ???? Can you please do a reveal of the sisterhood of the traveling Paris Hilton sunglasses? ???????????? #ThatsNotHot #ButThatsHilarious #ButAlsoPlsDontRobMe ♬ original sound - AsapSCIENCE

“Ishte viti 2007. Isha në një koncert të MPB-së, muzikantit. Po pija dhe u largova nga koncerti dhe më pas pashë një makinë të madhe, të zezë dhe të gjithë këta njerëz bërtitën dhe Paris Hilton doli jashtë”, vazhdoi ai të rrëfente. “Nuk kishte njeri në makinë, kështu që ne thjesht hipëm në makinë. Ne po qeshnim, po bërtisnim, ishim në makinën e Paris Hilton!”

Brown kujtoi se ai mori syzet e saj të shtrenjta Dior përpara se të dilte nga automjeti.

“Pastaj miku im tha ‘Vrapo!’ dhe mendova se po vinin policët!”

Ai që nuk pritej ishte reagimi i Paris, e cila qeshi me situatën, duke postuar edhe një video ku thoshte:

"O Zot, më kujtohen këto syze dielli! Të shkojnë shumë, kështu që mund t'i mbash! PS: Ato nuk dolën kurrë nga moda."

Fansat e përgëzuan Paris për reagimin e saj dhe faktin që e mori situatën me sportivitet.

 

Të fundit