Flash News

POLITIKOFF

Çfarë bëri? Fansat i kthehen ashpër Selena Gomez

Çfarë bëri? Fansat i kthehen ashpër Selena Gomez

Selena Gomez  tha se kompania e saj “Rare Beauty” do të bënte donacione për ata që kishin nevojë, megjithatë, fansat e saj nuk e pritën mirë këtë vendim të saj.

Marka deklaroi hapur se do të mbështesë banorët e Gazës duke shkruar: “Një numër i madh i këtyre viktimave janë fëmijë. Civilët palestinezë duhet të mbrohen, pikë.”

Megjithatë, kompania nuk mbajti vetëm një anë duke shprehur mbështetjen e saj edhe për palën izraelite: “Ne mbetemi zemërthyer nga sulmi i tmerrshëm terrorist kundër civilëve të pafajshëm në Izrael më 7 tetor, shumë prej tyre edhe fëmijë. Nuk ka asnjë situatë ku sulmet ndaj civilëve janë të pranueshme.”

Rare Beauty shtoi: “ADN-ja e kompanisë sonë është e rrënjosur në gjithëpërfshirje. Kompania jonë është e larmishme dhe punëson individë nga prejardhje të ndryshme, duke përfshirë racën, besimin, seksualitetin, gjinin, identitetin dhe fenë.

Pas gjithçkaje që shpjegoi kompania, kishte ndjekës që ishin të të njëjtit mendim duke u shprehur se: “Ky postim është kaq i ngatërruar. Është sikur të kujdesesh për shëndetin tënd mendor, por të lejohet të jesh i shëndetshëm mendërisht vetëm nëse je palestinez!!

Të fundit