Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Çfarë duhet të bëni një natë para Fiter Bajramit, përgatitjet për festën

Vetëm një natë para festës së madhe, në fund të muajit të Ramazanit, një nga muajt më të dashur të besimtarëve myslimanë, të gjithë janë gati. Dita e Bajramit duhet të jetë vërtet një ditë e madhe feste, ku të festojmë për arritjet e këtij muaji dhe mos të jetë ditë pengjesh që nuk arritëm të shfrytëzonim begatitë e këtij muaji.
Muajin fisnik të Ramazanit, çdo familje besimtare e përjeton ndryshe. Shtrimi i iftareve për miq, familjarë dhe dashamirës është një traditë fetare që shqiptarët e kanë trashëguar brez pas brezi, si pjesë të mikpritjes dhe vëllazërisë. Më pas, njihen si tradicionale edhe takimet dhe vizitat pas iftarit për çaj e kafe, ku nuk mungojnë ëmbëlsirat.
Nata para Bajramit quhet darka para Bajramit, e cila kalohet me përgatitje të gatimeve të Bajramit, pastrimit të shtëpisë, bërjes së planeve se si do të kalojë festa e Bajramit. Dorëzimi i Fitreve (shumë parash ose ushqime për njerëz në nevojë për festimin e festës së Bajramit) bëhet në këtë natë për arsye që edhe nevojtarët të ushqehen në ditën e Bajramit. Traditë ka qenë edhe blerja e veshjeve të reja për fëmijët, të cilët në mëngjes i gjenin ato ose në këmbët e krevatit, ose nën jastëk. Rënia e daulleve që lajmëronte çeljen e iftarit, në ditën e Bajramit fillon që pas faljes së namazit të sabahut. Lodraxhiu ishte dikush që e bënte në mënyrë vullnetare e si rrjedhojë, atij i bëhej pjesë në kurban dhe në ushqimet e Bajramit. Që në orët e para të mëngjesit, nis kremtimi i Fitër Bajramit me faljen e Sabahut. Për të gjithë myslimanët, kjo festë ka një rëndësi të veçantë, pasi u jep atyre mundësinë të krijojnë lidhje me Zotin dhe me njerëzit e tjerë.

Përgatitjet për festën
Përgatitjet e festës së Fitër Bajramit nisin që një ditë më parë. Gjatë mbrëmjes amvisat angazhohen për të përgatitur gatimet që do të konsumohen gjatë ditës së nesërme, kur do të kremtohet festa. Vëmendje më të madhe u kushtohet ëmbëlsirave. Ëmbëlsira më e përdorur në familjet myslimane është bakllavaja, por nuk përjashtohen edhe ëmbëlsira të tjera. Sipas preferencës mund të gatuhet hallvë, kadaif, trileçe etj. Në mëngjes herët duhet të bëhet larja e trupit dhe veshja e rrobave më të bukura ose të reja dhe e stolive. Para se të dilet nga shtëpia, preferohet të hahet ëmbëlsirë ose hurma për të treguar se kjo ditë është festë dhe nuk ka më sakrificë agjërimi. Më pas, të gjithë besimtarët në orarin e caktuar falin namazin e Bajramit në mënyrë kolektive.
Menuja e festës
Kjo festë si dhe ajo e Kurban Bajramit janë festat më të mëdha të kalendarit mysliman, prandaj edhe shtrimit të tryezës i kushtohet një rëndësi e veçantë. Sigurisht që prania e mishit është e padiskutueshme në një tryezë feste në Shqipëri. Gjatë kësaj feste nuk është e detyrueshme që të bëhet kurban, prandaj besimtarët mund ta blejnë mishin e therur. Preferohet më shumë mishi i qengjit, por edhe mishi i viçit apo shpendët gjejnë hapësira për t’u përfshirë në menunë e kësaj feste. Mund të gatuhet mish qengji në furrë i shoqëruar me garniturë. Në tryezë nuk mungojnë as frutat e stinës.
Vizitat te të afërmit
Gjatë kremtimit të kësaj dite feste, pas një muaji sakrificash, besimtarët tentojnë të krijojnë një lidhje më të fortë mes njëri-tjetrit. Prandaj, që pas faljes së mëngjesit, ata shkëmbejnë vizita mes të afërmve. Zakonisht, gjatë këtyre vizitave shkëmbehen edhe dhurata simbolike. Tregohet se të gjithë pjesëtarët e familjes mblidheshin dhe hanin drekën e Fitër Bajramit në shtëpinë e prindërve, motrave te mëdha ose vëllezërve.
Bërja e sadakasë
Dhurimi i diçkaje për ata që nuk kanë është një akt shumë domethënës gjatë kremtimit të festës së Fitër Bajramit. Vetë kjo festë lidhet me aktin e dhurimit. Dhënia e sevapit apo e lëmoshës mund të jetë në të ardhura apo në ushqime. Mund të gatuhet më shumë ushqim, qengj i tërë etj. Një pjesë të ushqimit e konsumojmë me të afërmit gjatë drekës së Bajramit, një pjesë tjetër e shpërndajmë të komshinjtë dhe një pjesë tjetër ua falim familjeve në nevojë ose fëmijëve jetimë që nuk kanë mundësi të ulen në një tryezë për të festuar.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38