Flash News

POLITIKOFF

Çfarë është "One UI Watch" dhe cilat janë risitë e teknologjisë më të re të 'orës së zgjuar'

Çfarë është "One UI Watch" dhe cilat janë

Galaxy Watch i ri do të jetë pajisja e parë që do të prezantojë One UI Watch dhe platformën e re të unifikuar të ndërtuar së bashku me Google Ndërfaqja e re është krijuar  për të ndërlidhur më tepër Galaxy Watch me smartphone-t Android .

Çfarë është "One UI Watch" dhe cilat janë

Gjithashtu, Samsung konfirmoi se One UI Watch do të jetë i disponueshëm për Galaxy Watch në platformën e re, të unifikuar të ndërtuar së bashku me Google, duke sjellë përmirësim të performancës, një eksperiencë perfekte midis orës dhe telefonave inteligjentë  Android dhe akses në një numër edhe më të madh aplikacionesh.

Çfarë është "One UI Watch" dhe cilat janë

Galaxy Watch i ardhshëm do të jetë i pari që do të paraqesë platformën e re, të unifikuar dhe One UI Watch, e cila do të bëjë debutimin e saj në eventin Unpacked këtë verë.

Çfarë është "One UI Watch" dhe cilat janë

"Për të shpalosur potencialin e plotë të këtyre pajisjeve, ne po shfrytëzojmë trashëgiminë tonë të gjatë të inovacioneve në fushën e telefonave celular dhe partneritetet tona me udhëheqës të besuar të industrisë që janë rritur me ne në ekosistemin tonë të hapur", tha Patrick Chomet, EVP dhe Shefi i Zyrës së Përvojës së Klientit, në Samsung Electronics. "Përmes këtyre përpjekjeve, ne do të pasurojmë përvojën tonë të smartwatch dhe komoditetin e ekosistemit Galaxy për konsumatorët tanë."

Çfarë është "One UI Watch" dhe cilat janë

Galaxy Watch i ri do të jetë pajisja e parë që do të shfaqë One UI Watch dhe platformën e re, të unifikuar, e cila është planifikuar të shpallet në eventin Unpacked të Samsung, këtë verë. Qëndroni në pritje për Galaxy Watch-in e ri dhe shumë më tepër.

Të fundit