Flash News

POLITIKOFF

Çfarë është sindroma ‘Ramsay Hunt’ që i shkaktoi paralizë në fytyrë Justin Bieber-it

Çfarë është sindroma ‘Ramsay Hunt’ që i

Këngëtaroi i njohur në të gjithë botën, Justin Bieber po përballet me komplikacione shumë serioze shëndetësore, ku vetëm disa orë para koncertit që do të zhvillonte në kuadër të turit të tij, ai ka pësuar paralizë në fytyrë. Ndaj, artisti është detyruar të anulojë shumë koncerte, teksa mjekët i kanë sugjeruar që duhet të bëjë regjim dhe të marrë veten.

Në një video të gjatë që e postoi në rrjetet sociale, Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, zbuloi se po vuan nga paraliza e fytyrës shkaktuar nga sindroma Ramsay Hunt.

Por çfarë është sindroma Ramsay Hunt?

Sindroma Ramsay Hunt është një çrregullim neurologjik i karakterizuar nga dridhjet e fytyrës apo paraliza, që është e shoqëruar nga një skuqje që prek veshin ose gojën. Ky çrregullim thuhet se prek rreth 5 në çdo 100,000 njerëz në vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Kjo sindromë shkaktohet nga një infeksion i virusit varicella-zoster, i njëjti që shkakton linë e dhenve dhe herpesin, që nënkupton se kushdo që ka vuajtur njërën prej këtyre sëmundjeve mund të vuajë gjithashtu këtë sindromë. Ramsay Hunt është gjithashtu e trajtueshme nëse kapet brenda dy tri ditëve nga fillimi i simptomave, ndonëse nuk duhet lënë anash mundësinë që për disa njerëz – humbja e dëgjimit dhe paraliza mund të bëhen të përhershme.

Për të menaxhuar efektet anësore të sëmundjes mund të përdoren edhe disa barna si shtypësit e vertigos ose reduktuesit neuropatik të dhimbjes. Në bazë të kësaj, artisti njoftoi se po shtynte disa shfaqje që kishte planifikuar në kuadër të turneut të tij botëror.

“Më thyhet zemra që do të më duhet t’i shtyj këto shfaqje të ardhshme (urdhrat e mjekëve). Të gjithë njerëzit e mi, ju dua shumë dhe do të pushoj e do të shërohem”, tha ai në deklaratën që bëri me video në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Justin Bieber (@justinbieber)

Të fundit