Flash News

POLITIKOFF

Çfarë "fshihet" pas çizmeve me flamurin shqiptar që veshi Rita Ora për 28 Nëntor

Çfarë "fshihet" pas çizmeve me flamurin shqiptar

Edhe pse dy vitet e fundit nuk është festuar 28-Nëntori (Dita e Pavarësisë) siç duhet apo siç bëhej vitet e tjera, shqiptarët kudo ku ndodhen, kanë  festuar në mënyrën e tyre.

Vjet nuk u festua për shkak të tërmetit të fuqishëm që mori jetën e 51 viktimave, e ndërsa këtë vit, për shkak të pandemisë dhe sepse nuk lejoheshin grumbullime.

Një ndër gjestet që mori vëmendje të madhe mediatike dhe u komentua pa fund në rrjetet sociale. Rita postoi dy foto ku ishte e veshur me çizme të kuqe me shqiponjë, dhe videon nga koncerti i saj  në Kosovë duke kërcyer vallen e Rugovës.

URIME DITA E FLAMURIT!!!! #28Nëntori Gëzuar ditën e Pavarësisë #Albania Faleminderit fansave të mi të mrekullueshëm për këtë video. Ju dua”-shkruante ajo krah videos.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Personi që ka dizenjuar çizmet , Iliaz Iliazi ka qenë i ftuar në "Ftesë në 5", ku dhe foli për çizmet e famshme të Ritës:

“Unë kam shkuar në Angli në vitin 1998 dhe unë në 2004 vazhdova biznesin tim. Jam nga Kukësi dhe pas 2004 fillova duke punuar me Natasha Marron dhe dizajneret e tjera. Kërkesa ishte e imja dhe në 2017 pashë babain dhe mamanë e Ritës dhe më lindi idea që t’i bëj një palë asaj dhe kontaktova me të ëmën e saj dhe ja mora numrin e këmbës së Ritës dhe është numër 39. Kështu më lindi ideja dhe kur ja dërgova një italiani shqiponjën më tha se nuk e bënte dot, dhe fillova duke e bërë me dorë, e cila e ka vlerën të madhe. Unë ja kam bërë vjet, por iku në Shqipëri për tërmetin dhe pastaj vazhdoi covid dhe u realizua këtë vit. Kur ja dërgova babait të saj edhe motra e saj Helena kërkoi t’i kishte dhe ja bëra. Kam bërë 5-6 palë kështu. Unë e njoh nga afër ambasadorin shqiptar dhe thotë se çdo shqiptar është një ambasador kudo që të jetë, me bëmat tona ne tregojmë veten tonë dhe unë kam pasur të bëj me shumë dizjnier dhe nuk më besonte njeri që jam shqiptar.”

Të fundit