Flash News

POLITIKOFF

“Çfarë i ke bërë Luanës”, moderatorja habit me ndryshimin e radhës në look

“Çfarë i ke bërë Luanës”, moderatorja

Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Luana Vjollca, gjendet çdo të shtunë pranë shikuesve përmes emisionit të saj “Shiko kush luan”, ku shpesh herë merr vemendje me look-un e saj.

Një ditë më parë, Luana iu drejtua ndjekësve duke i pyetur nëse i kishte marrë malli për ta parë atë brune. Si duket moderatorja nuk ka pritur shumë gjatë dhe ka vendosur të ndryshojë look duke i kthyer flokët në ngjyrë çokollatë.

Ajo ka publikuar disa fotografi në Instagram, krahas së cilës ka shkruar: “Kush je ti dhe çfarë i ke bërë Luanës?”

 Komplimentet nga fansat kanë qenë të shumta, por ka patur dhe nga ata që i kanë kërkuar të kthehet sërish bjonde.

“Çfarë i ke bërë Luanës”, moderatorja

Të fundit