Flash News

POLITIKOFF

Çfarë ka ndodhur me Emily që anuloi udhëtimin drejt Tiranës për të mbështetur Ilirin

Çfarë ka ndodhur me Emily që anuloi udhëtimin drejt

Ilir Shaqiri është një nga banorët më të komentuar në shtëpinë e “Big Brother VIP” dhe pretendohet si një prej pretendentëve për të marrë fitoren sonte në finalen e madhe. Me gjithë zënkat, debatet dhe nominimet e vazhdueshme në të cilat është përfshirë, ai ia ka dalë të vazhdojë lojën me qëllimin e qartë për të arritur deri në fund.

Çfarë ka ndodhur me Emily që anuloi udhëtimin drejt

Para dy ditësh Iliri nuk mund t’i mbante lotët teksa ka dëgjuar zërin e vajzës së tij. Brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” u vendos kënga e re e Emily, që ishte dhe një dedikim për të atin. Mbrëmjen do të jetë finalja e madhe në ekranin e Top Channel, ku mendohet që në studio do të jenë dhe familjarët e konkurrentëve për t’i mbështetur dhe për t’i pritur pasi të dalin nga shtëpia më e famshme në Shqipëri. Megjithatë, një surprizë jo e mirë e pret Ilirin sot.

Çfarë ka ndodhur me Emily që anuloi udhëtimin drejt

Emily nuk do të jetë prezente në finalen e “Big Brother VIP”. Arsyeja e kësaj është pasi ajo ka rezultuar pozitive me Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo nëpërmjet një videoje të postuar në llogarinë e saj në Instagram ku ka shprehur dhe keqardhjen që nuk do mund të jetë. Megjithatë, bashkëshortja e Ilirit, Emanuela do të jetë e pranishme sot për të mbështetur bashkëshortin e saj.

Të fundit