Flash News

POLITIKOFF

Çfarë muzike preferoni sipas shenjës që keni në horoskop

Çfarë muzike preferoni sipas shenjës që keni në

Të gjithë dëgjojnë muzikë, por secili ka preferencat e veta. Ja çfarë rryme përshtatet me secilën shenjë astrologjike.

Dashi: Tekno. Duke qenë natyrë impulsive, të lindurit e shenjës së dashit adhurojnë të dëgjojnë muzikën house dhe tekno, gjithçka që pulson dhe e bën trupin te lëvizë.

Demi: Folk. Demat preferojnë muzikën e lidhur me kulturën, prandaj rrymat më të preferuara teëtyre janë folk dhe country.

Binjaket: Elektro. Sipas Dritare.net, të lindurit e shenjës së binjakëve kanë një anë prej adoleshenti, për këtë arsye ata tërhiqen nga muzika elektronike plot gjallëri.

Gaforrja: Këngët franceze. Romantikë, të ndjeshme dhe të butë, gaforret parapëlqen të dëgjojë muzikë me instrumente të qetë si harpë dhe piano, madje edhe muzike fëmijënore. Këngët franceze janë idealet.

Luani: Komeditë muzikale. Muzika që preferojnë më shumë luanët është ajo e kënduar në komeditë muzikore. Si gjithmonë personat e kësaj shenje duan të jenë më të veçantët.

Çfarë muzike preferoni sipas shenjës që keni në

Virgjëresha: Muzika mesjetare. Të turpshëm dhe seriozë, personat e shenjës së virgjëreshës parapëlqejnë të dëgjojnë muzikën mesjetare që ua mbush zemrën e shpirtin.

Peshorja: Këngët e dashurisë. Eh dashuria... Kjo është ndjenja që i bën peshoret të jetojnë, prandaj këngët që flasin për të janë ato më të parapëlqyerat.

Akrepi: Rock. Agresivë, rebelë dhe antikonformistë, akrepat i tërheq tej mase muzika rock, hard rock dhe metal.

Shigjetari: Jazz. Gjithmonë në kërkim të lirisë, ëndërrimtaret shigjetare e gjejnë veten tek muzika jazz.

Bricjapi: Muzika klasike. Serioze dhe disi të veçuar nga të tjerët, bricjapët adhurojnë muzikën klasike. Me anë të kësaj ata arrijnë të marrin edhe më shumë respekt nga ata që i rrethojnë.

Çfarë muzike preferoni sipas shenjës që keni në

Ujori: Muzikë e çdo lloji. Mjaft tolerantë dhe të pavarur, ujorët nuk i pëlqen parimet dhe kufizimet. Kjo është arsyeja pse edhe për muzikën ata nuk kanë shije të veçanta, por mund të dëgjojnë çfarëdo lloj rryme.

Peshqit: Muzika operistike. Ëndërrimtarë, kreativë dhe me shpirt artisti, peshqit adhurojnë gjithçka që është estetike. Muzika më e përshtatshme është ajo operistike. 

 

Të fundit