All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

POLITIKOFF

Çfarë muzike preferoni sipas shenjës që keni në horoskop

All - Paragraf - 1

Çfarë muzike preferoni sipas shenjës që keni në

Dashi: Tekno
Duke qenë natyrë impulsive, të lindurit e shenjës së dashit adhurojnë të dëgjojnë muzikën house dhe tekno, gjithçka që pulson dhe e bën trupin te lëvizë.

All - Paragraf - 3

Demi: Folk
Demat preferojnë muzikën e lidhur me kulturën, prandaj rrymat më të preferuara të tyre janë folk dhe country.

Binjaket: Elektro
Të lindurit e shenjës së binjakëve kanë një anë prej adoleshenti, për këtë arsye ata tërhiqen nga muzika elektronike plot gjallëri.

Gaforrja: Këngët franceze
Romantikë, të ndjeshme dhe të butë, gaforret parapëlqen të dëgjojë muzikë me instrumente të qetë si harpë dhe piano, madje edhe muzike fëmijërore. Këngët franceze janë idealet.

Luani: Komeditë muzikale
Muzika që preferojnë më shumë luanët është ajo e kënduar në komeditë muzikore. Si gjithmonë personat e kësaj shenje duan të jenë më të veçantët.

Virgjëresha: Muzika mesjetare 
Të turpshëm dhe seriozë, personat e shenjës së virgjëreshës parapëlqejnë të dëgjojnë muzikën mesjetare që ua mbush zemrën e shpirtin.

Peshorja: Këngët e dashurisë
Eh dashuria... Kjo është ndjenja që i bën peshoret të jetojnë, prandaj këngët që flasin për të janë ato më të parapëlqyerat.

Akrepi: Rock
Agresivë, rebelë dhe antikonformistë, akrepat i tërheq tej mase muzika rock, hard rock dhe metal.

Shigjetari: Jazz
Gjithmonë në kërkim të lirisë, ëndërrimtaret shigjetare e gjejnë veten tek muzika jazz.

Bricjapi: Muzika klasike
Serioze dhe disi të veçuar nga të tjerët, bricjapët adhurojnë muzikën klasike. Me anë të kësaj ata arrijnë të marrin edhe më shumë respekt nga ata që i rrethojnë.

Ujori: Muzikë e çdo lloji
Mjaft tolerantë dhe të pavarur, ujorët nuk i pëlqejnë parimet dhe kufizimet. Kjo është arsyeja pse edhe për muzikën ata nuk kanë shije të veçanta, por mund të dëgjojnë çfarëdo lloj rryme.

Peshqit: Muzika operistike
Ëndërrimtarë, kreativë dhe me shpirt artisti, peshqit adhurojnë gjithçka që është estetike. Muzika më e përshtatshme është ajo operistike. 

Të fundit