Flash News

POLITIKOFF

Çfarë nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj nëse jeni shqiptar sipas Bebe Rexhës

Çfarë nuk duhet të mungojë në shtëpinë tuaj

Në një video për "Esquire" Bebe Rexha ndër të tjera ka treguar dhe për pjesët e veçanta dhe të preferuara të shtëpisë. Bebe është ndalur tek një erzë e veçantë që ka në shtëpi.

 Bëhet fjalë për vegetën, e cila është pjesë e thuajse çdo gatimi te shqiptarët dhe vet këngëtarja e theksoi këtë.

“Kjo këtu quhet vegeta, nëse je shqiptar, ti duhet ta kesh këtë. Kjo është si diçka që duhet të jetë në të gjitha gatimet tuaja si shtesa më e preferuar. Kjo është si erëz, nëse gatuani ushqim shqiptar. Do të bëj ndonjë supë të shijshme me këtë dhe unë nuk e di pse jam duke e reklamuar”,– thotë Bebe Rexha.

Të fundit