Flash News

POLITIKOFF

Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon? Marca flet për planet e portugezit: Mund të firmosë kontratën me 'Al Nassr'

Çfarë po ndodh me Cristiano Ronaldon? Marca flet për planet e

Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se Cristiano Ronaldo, pas disa ditësh në Madrid, ku edhe u stërvit në ambientet e Real Madridit, në Valdebebas, aktualisht ndodhet në Dubai në pritje të dritës jeshile për të udhëtuar drejt Arabisë Saudite, ku do të nënshkruajë kontratën me 'Al Nassr' deri në qershor 2025.

CR7 është i lirë pasi e mbylli me konsensus marrëveshjen me 'Manchester United' para Kupës së Botës dhe pret të firmosë me 'Al Nassr' një kontratë me vlerë 200 milionë euro (kontratat e të drejtave të imazhit me sponsorët do të përfshihen tashmë në këtë ofertë) për dy sezone e gjysmë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Të fundit