Flash News

POLITIKOFF

Çfarë shkruhet në letrat e Princeshë Dianës që u shitën për 113 mijë dollarë

Çfarë shkruhet në letrat e Princeshë Dianës që u

Letrat dhe kartolinat e shkruara me dorë nga Princeshë Diana, janë shitur në ankand në Mbretërinë e Bashkuar për një shumë marramendëse prej 82,000 £ (rreth 113,000 dollarë).

Letrat, të gjitha dërguar mikut të familjes Roger Bramble, ishin shkruar midis viteve 1990 dhe 1997 dhe kaluan 24 vjet të fshehura në një dollap në shtëpinë e familjes Bramble.

Çfarë shkruhet në letrat e Princeshë Dianës që u

Në këto letra preken disa nga ndjesitë dhe momentet më të vështira të Dianës - ku flet dhe për divorcin e saj me Charles - luftën me shëndetin mendor por edhe me presionin e medias me të cilin ajo u përball më shumë se kushdo tjetër.

Në një deklaratë, familja Bramble tha: "Ne kemi qenë të shqetësuar për portretizimet bashkëkohore të Dianës që mund të bëhen në mendjet e publikut. Ne besojmë se këto letra zbulojnë se ajo ka qenë një qenie njerëzore e dashur, e kultivuar dhe e mrekullueshme dhe se publikimi më i gjerë mund vetëm t’i japë një meritë më të madhe autores së tyre."

Të fundit