Flash News

POLITIKOFF

Fëmijët e spektrit autik çelin ekspozitën me pikturat e tyre të veçanta: "Një shkëndijë në errësirë"

Fëmijët e spektrit autik çelin ekspozitën me pikturat e

Ditën e sotme në kalanë  e Tiranës, u hap ekspozita “Një shkëndije në errësirë” me piktura të punuara nga fëmijët autik. Brenda kalasë janë ekspozuar piktura të fëmijëve nga mosha 3-14 vjeç, të cilët kanë pasqyruar përmes tyre gjithë botën e brendshme.

Fëmijët e spektrit autik çelin ekspozitën me pikturat e

Në ekspozitën “Një shkëndijë në errësirë” shfaqen rreth 60 piktura dhe disa bizhu të punuara nga duart e fëmijëve të spektrit autik. Drejtoresha e Qendrës Komunitare Multidisiplinare, Matilda Zizolli, e ka cilësuar këtë jo thjesht si një ekspozitë, por si gjithë bota e fëmijëve të spektrit autik.

Fëmijët e spektrit autik çelin ekspozitën me pikturat e

Kjo nuk është thjesht një ekspozitë, por është shpirti i 43 fëmijëve, të cilët gjatë përditshmërisë sonë e kemi të vështirë t’i kuptojmë nga diagnoza që ata kanë. Por kjo është një mënyrë për t’ju kuptuar shpirtin dhe emocionet e tyre dhe ata kanë gjithë sjellë gjithë ngjyrat e tyre brenda kësaj ekspozite”, është shprehur Zizolli.

Ekspozita “Një shkëndijë në errësirë” do të qëndrojë e hapur për 3 ditë me radhë.

 

Të fundit