Flash News

POLITIKOFF

Fenomeni i "TikTok-ut", Edi Pera rrëfen historinë prekëse të prindërve që nuk jetojnë më

Fenomeni i "TikTok-ut", Edi Pera rrëfen historinë

Edi Pera është një nga personazhet më të spikatur të TikTok-ut, i cili është shumë i dashur për fansat që ai ka krijuar në këtë rrjet social. Videot e tij janë shumë të shpërndara gjithandej dhe kanë më shumë se 1.3 milionë pëlqime.

Edi ka qenë i ftuar në "D-Night" dhe ka folur për historinë e tij se si nisi e gjithë kjo që bën tani në TikTok.

Në fund të intervistës Edi Pera bëri një rrëfim tepër emocionues për prindërit e ndjerë.

Ai tha:

"Është hera e parë që dal e flas në një emision. Unë nuk i kam babin dhe mamin. Edhe do isha shumë i lumtur po të ishin edhe ata të më shikonin. Jam i sigurt që më shohin nga lart. Prandaj jam i lidhur me Shqipërinë sepse më mungojnë shumë. Ka një vit që ka ndodhur kjo gjë. Prapë vazhdoj ti bëj njerëzit me qesh sepse mami dhe babi kanë qenë të parët që më kanë thënë vazhdo, qeshnin dhe ato me videot e mia.

Prandaj e kam vazhduar, po mos ishin ato dakord unë do e mbyllja aty.  Po fakti që ato kanë qenë përkrah meje gjithmonë, ti shihnin dhe ata arritjet e mia. Me siguri më shohin nga lartë dhe i them që i dua shumë dhe më ka marrë shumë malli".

Moderatorja e emisionit, Dajana u prek shumë nga ky rrëfim kaq i ndjerë dhe emocionues ku nuk nguroi ti jepte Edit kurajë dhe forcë për të vazhduar përpara.

Të fundit