Flash News

POLITIKOFF

Fermeri krijon zemrën me dele për të dhënë një mesazh lamtumire

Fermeri krijon zemrën me dele për të dhënë një

Mesazhet që i dedikojmë njerëzve më të dashur të zemrës sigurisht që janë të veçanta. Por mesazh më të veçantë se ky që ka sajuar fermeri australian, nuk e keni parë më parë.

Për shkak të pandemisë së Covid-19, ai nuk mundi dot t’i jepte lamtumirën tezes së tij e cila ndërroi jetë pas një lufte 2-vjeçare me kancerin. Kështu Ben Jackson zgjodhi një mënyrë të veçantë për tu siguruar që tezja e tij do të ndihej e lumtur.

Ai hodhi grurë në tokën ku ushqente delet, por duke ndjekur një linjë në formë zemre. Kështu, delet duke u ushqyer formuan një zemër që i dedikohej tezes së Jackson-it.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Benjamin Jackson (@electricpostman)

Të fundit