Flash News

POLITIKOFF

Festivali i 71-të i Sanremos, Ermal Meta zë vendin e tretë

Festivali i 71-të i Sanremos, Ermal Meta zë vendin e tretë

Grupi i rrokut Maneskin, është shpallur fitues i Festivalit të 71-të të Sanremos.

Çmimin e dytë të festivalit të famshëm e ka rrëmbyer Francesca Michielin & Fedez, ndërsa në vendin e tretë është rendiur këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta.

Këngëtari me origjinë shqiptare, ishte konkurrent i Sanremo edhe tre vite më parë ku u shpall fitues me këngën “Non mi avete fatto niente”.

Në garë për të rrëmbyer çmimin e parë ishin 26 këngëtarë, të cilët interpretuan këngët e tyre gjatë pjesës së parë ku u votuan përmes televotimit.

Në fund të fazës së parë, u eleminuan 23 prej tyre dhe tre dolën finale, Ermal Meta, Francesca Michielin & Fedez dhe Maneskin. Këngëtarët që u renditën në tre vendet e para interpretuan sërish dhe vota e tre jurive hyri në lojë, për të shpallur fituesin.

Të fundit