Flash News

POLITIKOFF

Festivali i Kanës hapet me filmin ku luan Johnny Depp: Detaje mbifilmin

Festivali i Kanës hapet me filmin ku luan Johnny Depp: Detaje mbifilmin

Thierry Frémaux, delegati i përgjithshëm i Festivalit të Filmit në Kanë, mbrojti vendimin që festivali të hapet me “Jeanne du Barry”, një film ku luan Johnny Depp në rolin e Louis XV. Për vendimin në fjalë pati kundërshtime bazuar te akuzat për dhunë të Amber Heard kundrejt Johnny Depp. Frémaux tha se vendimi që “Jeanne du Barry” të ishte filmi hapës nuk ishte një zgjedhje e diskutueshme, pasi Depp nuk ishte ndaluar të punonte dhe kishte fituar në çështjen ligjore kundër ish-gruas, Amber Heard.

Festivali i Kanës hapet me filmin ku luan Johnny Depp: Detaje mbifilmin

Gjyqi gjashtëjavor i transmetuar në media ishte një nga rastet më të famshme për vite me radhë. Depp paditi për shpifje ish-partneren e tij për një artikull të vitit 2018 që ajo shkroi për Washington Post ku e përshkroi veten si e mbijetuar e abuzimit në familje. Atij iu dha dëmshpërblim prej 10 milionë dollarë.

Festivali i Kanës hapet me filmin ku luan Johnny Depp: Detaje mbifilmin

Filmi, me skenar dhe regji të Maïwenn Le Besco, ka si subjekt historinë e Jeanne du Barry, e cila lindi dhe u rrit në varfëri, por falë ambicies dhe inteligjencës së saj, arriti të ngjiste shkallët e suksesit dhe të kthehej në të preferuarën e mbretit Louis XV. Në film luajnë Johnny Depp, Maïwenn, Pierre Richard dhe Noémie Lvovsky. Filmi do të ketë premierën botërore si filmi hapës në Festivalin e Filmit në Kanë 2023 më 16 maj dhe muaj më vonë do të shfaqet në Netflix.

Të fundit