Flash News

POLITIKOFF

FIFA prezanton dy këngëtarët që do të performojnë në ceremoninë hapëse të ‘Katar 2022’

FIFA prezanton dy këngëtarët që do të performojnë

Botërori ‘Katar 2022’ do të fillojë të dielën. Kampionati botëror starton me ndeshjen e vendit pritës Katar, përballë Ekuadorit.

Në prag të nisjes së udhëtimit magjik të futbollit botëror, FIFA ka prezantuar edhe dy yjet e muzikës që pritet të performojnë në ceremoninë hapëse të ‘Katar 2022’.

Këngëtari me origjinë kolumbiane, Maluma, dhe këngëtarja lebaneze, Myriam Fares, janë dy yjet botërore që do të startojnë ‘Katar 2022’. Festivali do të mbahet të shtunë më 19 dhjetor.

“Festivali i Fansave të FIFA-s hapet më 19 nëntor në një mënyrë të madhe! MALUMA & Myriam Fares po e nisin me stil në Al Bidda Park”, njofton FIFA në Facebook.

Të fundit