Flash News

POLITIKOFF

Fifi flet për Borën dhe Beatrixën, për herë të parë tregon çfarë mendon për “trekëndëshin”

Fifi flet për Borën dhe Beatrixën, për herë të

Beatrix Ramosaj ka lënë shtëpinë e “Big Brother VIP Albania” në prime-n e së premtes. Dalja e saj ishte shumë e komentuar për shkak të lidhjes së saj me Donaldin dhe “trekëndëshin” e dashurisë “Bora-Donald Trixa”. 

Kjo gjë ka sjellë dhe shumë komente negative nga publiku shqiptar, të cilët duket se nuk e pranojnë dot lidhjen e saj me Donaldin dhe komentet kanë qenë më shumë sesa negative. Por pas daljes së Trixës, shumë njerëz kanë shprehur publikisht mbështetjen e tyre për këngëtaren, sidomos ish-banorë që e kanë njohur atë nga afër. Një ndër ta është edhe Fifi, e cila trixën e ka suportuar shpesh herë por asnjëherë nuk ka folur hapur për opinionin e saj lidhur me “trekëndëshin”. 

Në një live, Fifi ka thënë edhe një herë që nuk është mirë të ketë kaq shumë mllef për një femër, qoftë për Trixën, ashtu edhe për Borën.  

 

“Nuk është mirë të hidhet kaq shumë pluhur e vrer përmbi një femër, si për Trixën, si për Borën, si për cilëndo, vetëm ndaluni, gjykoni lojën e njerëzve, jo ndjenjat e tyre sepse kjo nuk është normale…”, tha ish-banorja e BBV. 

Kujtojmë se Beatrix nuk ka qenë në një gjendje të ngarkuar psikologjikë dhe ka refuzuar të jetë pjesë e “Fan Clab” ditën e djeshme. 

Të fundit