Flash News

POLITIKOFF

Fifi konfirmon lidhjen me partnerin e saj, ja tatuazhi i veçantë kushtuar atij

Fifi konfirmon lidhjen me partnerin e saj, ja tatuazhi i veçantë

Këngëtarja nga Kosova, Fifi ka qenë mbrëmjen e djeshme në programin “Shiko Kush Luan”, këtë herë jo si këngëtarja e emisionit, por si pjesë e panelit.

Fifi na  ka treguar shpesh herë se është  e dashuruar, por mbrëmjen e djeshme ajo konfirmoi lidhjen duke bërë publike detajin e veçantë kushtuar djalit që i ka rrëmbyer zemrën, një tatuazh.

Gjatë sfidës “Ndaje ose haje” Fifi u pyet:

“Fifi të shohim në dorë një tatuazh të ri ku shkruhet “Stracciatella”. Na trego sot në “Shiko Kush LUAN” kuptimin e ose ha…”

Fifi vendosi  të mos hajë por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.

“Xh” e famshme që Fifi ka thënë më herët, e zbulon nëpërmjet instagramit të saj duke patur “folloë” vetëm “Stracciatella”-n e saj. Kështu ka zbuluar emrin e tij që është Xhulio.

Të fundit