Flash News

POLITIKOFF

Fifi përplaset me Fifin për karrierën: Nuk ke ecur kurrë në muzikë

Fifi përplaset me Fifin për karrierën: Nuk ke ecur kurrë

VIP-at e “Big Brother” kanë nisur debatet dhe diskutimet edhe pse kanë vetëm një javë që janë futur në shtëpinë më të famshme për momentin. Ata kanë filluar të diskutojnë për tema nga më të ndryshmet, përfshirë dhe karrierën e gjithsecilit.

Debati më i fundit, ka qenë mes dy këngëtareve: Fifit dhe Sheilës dhe “molla e sherrit” për muzikën.

Fifi i është drejtuar Sheilës, duke i thënë se ajo është super-artiste, mirëpo s’ka ecur kurrë.

Sheila, e irrituar nga ana tjetër, ka argumentuar se kjo ka ndodhur jo për fajin e saj, por për fajin e njerëzve me të cilët ka punuar.

“Kam dy vjet që kam punuar për këtë dhe do nxjerr një album të tërë, atëherë hajde flasim. Ti nuk e di sesi mund të më ecë mua, zemra ime. Nuk kam ecur sepse s’kam punuar me njerëzit e duhur” -tha Sheila.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit