Flash News

POLITIKOFF

Fifi thotë se do e përsëriste eksperiencën e "Big Brother": Më bëri të gjeja dashurinë

Fifi thotë se do e përsëriste eksperiencën e "Big

Fifi është një prej personazheve e cila tregoi komplet vetën e saj siç ishte, me të mirat dhe të këqijat e saj. Madje, kjo eksperiencë, jashtë u komentua edhe si një risk shumë i madh i këngëtares, që i rrezikonte dhe karrierën.

Fifi la eksperiencën e BBV në gjysme, teksa vendosi të largohej nga shtëpia, për shkak të problemeve të mëdha emocionale që po shfaqte, aq sa dhe vetë banorët u shprehën të shqetësuar dhe për lojën e tyre brenda për shkak të këngëtares.

Por pavarësisht kësaj, duket se Fifi nuk është penduar për këtë eksperiencë dhe ajo i ka thënë ndjekësve të saj se madje do e përsëriste.  Në një bisedë virtuale me ndjekësit, Fifi tha se BBV e bëri atë që gjente dashurinë pas kaq shumë vitesh që po e kërkonte.

“A do të riktheheshe në BBV nëse do të fillonte sërish?”, e pyeti një ndjekës.

Ndërsa Fifi u përgjigj: “Nëse do të ishte e mundur me u rikthye në kohë absolutisht do e bëja prapë si eksperiencë. Normalisht ndryshe por do e bëja.. sepse kjo eksperiencë më bëri ta gjej atë që unë po kërkoja me vite të tëra, dashurinë”.

Fifi thotë se do e përsëriste eksperiencën e "Big

Fifi thotë se do e përsëriste eksperiencën e "Big

Të fundit