Flash News

POLITIKOFF

Fifi vendos në siklet Arbanën live, si e menaxhoi situatën moderatorja

Fifi vendos në siklet Arbanën live, si e menaxhoi situatën

Mbrëmë në përmbyllje të spektaklit live në "Big Brother Vip", ishte momenti kur u dënuan katër prej konkurrentëve të shtëpisë - mes tyre edhe Fifi.

Arditi, Fifi, Iliri dhe Paloma do të jenë deri të premten në zonën e ndarë të shtëpisë, larg luksit.

Ata patën vetëm pesë minuta kohë për t’i marrë të gjitha gjërat, nga veshja tek ushqimi për tre ditët në zonën tjetër të shtëpisë.

Por, një moment epik e ka vendosur në siklet Arbanën. Fifi është ankuar për shkak se i ka harruar pecetat higjienike që përdorin vajzat dhe gratë për ciklin menstrual, pasi Arbana i tha se nuk mund të marrin më asgjë pas limitit të përcaktuar.

“Ky është një problem të cilin vëllai i madh do ta mendoj se si do ta rregullojë. Një problem që po shfaqet live në një program me miliona shikues që janë me këtë shqetësim të Fifit. Nga sot e tutje, të gjithë dimë pak më shumë se ç’duhet për ty Filloreta” – është shprehur Arbana duke qeshur dhe në siklet.

Teksa Fifi vazhdonte të fliste, Arbana është kujdesur që ta ndërrojë temën e bisedës pa e zgjatur më shumë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

Të fundit