Flash News

POLITIKOFF

Filmi “Pa Vend” i Samir Karahodës nominohet në “European Short Film 2021”

Filmi “Pa Vend” i Samir Karahodës nominohet në

Me 11 dhjetor do të mbahet edicioni i 34-të i "Çmimeve Evropiane të Filmit". Akademia Evropiane e Filmit ka shpallur nominimet për kategorinë e çmimeve “European Short Film 2021”.

Në mesin e pesë filmave të nominuar në kategori është përzgjedhur edhe “Pa Vend” i regjisorit Samir Karahoda.

Filmat e tjerë të nominuar janë: “Bella”, “Easter Eggs”, “In Flow Of Word” dhe “My Uncle Tudor”.

Programi i filmit të shkurtër organizohet nga Akademia Evropiane e Filmit në bashkëpunim me një sërë festivalesh filmi në të gjithë Evropën. Në secilin prej këtyre festivaleve, një juri e pavarur prezanton një nga filmat e shkurtër evropianë në konkurrencë me një kandidaturë në kategorinë e filmit të shkurtër të Çmimeve të Filmit Evropian.

Filmi “Pa vend” i regjisorit nga Prizreni u përzgjodh në mesin e 10 filmave të shkurtë që garuan për ‘Palmën e Artë’ në garën zyrtare të festivalit më prestigjioz në botë, atë të Kanës.

Të fundit