Flash News

POLITIKOFF

Filmi shqiptar merr tre çmime në Festivalin e rëndësishëm në SHBA

Filmi shqiptar merr tre çmime në Festivalin e

Nga data 29 janar deri sot është mbajtur në Utah festivali ‘Sundance’.

‘Sundance’ është festivali i pavarur më i madh dhe më i rëndësishëm në SHBA. Pjesë e tij këtë vit ishte edhe filmi shqiptar ‘Hive’ (Zgjoi) i cili u vlerësua me 3 çmime:

  • ‘World Cinema Grand Jury Aëward’
  • ‘World Cinema Best Director’,
  • ‘World Cinema Audience Award’.

Filmi me regjisoren dhe skenaristen Blerta Basholli dhe kastin e aktorëve, ku ndër të tjerë janë: Yllka Gashi, Cun Lajci, Aurita Agushi, Kumrije Hoxha dhe Adriana Matoshi, janë vlerësuar për punën dhe çmimet.

Ky film është bazuar në një ngjarje të vërtetë dhe në qendër ka Fahrijen, burri i së cilës është zhdukur që prej luftës së Kosovës. Ajo përpiqet të ngrejë një biznes të vogël që të sigurojë të ardhura për fëmijët, por ndërkohë përballet me mentalitetin patriarkal. Fahrija duhet të marrë një vendim të rëndësishëm.

Të fundit