Flash News

POLITIKOFF

Filmi "Virgjëresha shqiptare" vlerësohet me dy çmime në Festivalin e Filmit në Varshavë

Filmi "Virgjëresha shqiptare" vlerësohet me dy çmime

Filmi "The Albanian Virgin" (Virgjëresha shqiptare) është vlerësuar me dy çmime në 'Festivalin e Filmit në Varshavë'.

Regjisori Bujar Alimani ka bërë me dije se filmi mori "Çmimin Special të Jurisë" dhe çmimin “Ecumenical".

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by bujaralimani (@bujaralimani)

Me skenar të Katja Kittendorf dhe protagoniste aktoren Rina Krasniqin, “The Albanian Virgin” i bazon ngjarjet në vitin 1958 si kohë historike. Luana, vajza e një burri të respektuar në një fshat, bëhet shoqe me Agimin, djalin e një burri të dëbuar nga komunistët. Vite më vonë, shoqëria e tyre shndërrohet në një dashuri adoleshentësh, e cila kthehet në problem për familjen. Kjo e fundit e kishte “premtuar” Luanën për t’u martuar me djalin e një familjeje tjetër (Nik Xhelilaj), që në kohën kur ajo ishte fëmijë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rina Krasniqi (@rinekras)

Protagonistja vendoset përballë dilemës: të arratiset me të dashurin dhe të rrezikojë të kapet, madje edhe të vritet, apo t’i bindet kanunit. Personazhi kupton se mjedisi ku jeton është një mallkim për gratë dhe nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëhet një prej tyre – një burrë. Historia përshkruhet si “një ngjarje thellësisht njerëzore për lirinë, e cila është gjëja më e rëndësishme, edhe nëse çmimi që paguhet është vetmia”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rina Krasniqi (@rinekras)

Të fundit