Flash News

POLITIKOFF

Filmi "Zgjoi" arrin një tjetër sukses në Gjermani

Filmi "Zgjoi" arrin një tjetër sukses në Gjermani

Sukseset e filmit “Zgjoi” nuk ndalojnë. Disa ditë më parë u bë me dije se “Zgjoi” ka triumfuar në Francë duke marrë çmimin kryesor “Golden Antigone” në edicionin e 43-të të Festivalit Mediteran të filmit “Cinemed”.

Përmes një postimi në Facebook, në faqen zyrtare të filmit “Zgjoi” (Hive), u bë e ditur se filmi ka arritur suksesin e radhës.

“Zgjoi” ka triumfuar edhe në Festivalin e Pavarur të Filmit në Osnabrück të Gjermanisë. 

"Zgjoi” triumfon në Festivalin e Pavarur të Filmit në Osnabrück të Gjermanisë. Këto tri ditë kanë qenë çmenduri. Pas gala-shfaqjes, fitimit të çmimit “Antigone d'or” si filmi më i mirë në Festivalin Mesdhetar të Filmit në Francë, vjen lajmi për shpërblimin në edicionin e 36-të të Festivalit të Pavarur të Filmit në Osnabrück të Gjermanisë me çmimin kryesor,"- shkruhet ndër të tjera në postimin në Facebook.

Të fundit