Flash News

POLITIKOFF

Filmi "Zgjoi" në garë në 'Festivalin Ndërkombëtar të Filmit' në Meksikë

Filmi "Zgjoi" në garë në 'Festivalin

Filmi “Zgjoi” (Hive) me regji të Blerta Bashollit është bërë shumë i suksesshëm jashtë kufijve të Kosovës dhe pas propozimit për në "Oscars 2022", ky produksion është futur në garën e 'Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato' në Meksikë.

Filmi me metrazh të gjatë është në konkurrencë me filma ndërkombëtar në këtë zhanër dhe lajmin e ka dhënë vetë aktorja Yllka Gashi përmes një postimi në profilin e saj në Facebook.

“Rrugëtimi i tij vazhdon në Meksikë në edicionin e 24-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Guanajuato që mbahet nga 17 deri më 26 shtator në qytetet León, San Miguel de Allende & Irapuat. ‘Zgjoi’ është në konkurrencën ndërkombëtare të filmave të metrazhit të gjatë!”, shkruan Gashi.

Qendra Kinematografike e Kosovës e ka propozuar si kandidat për garën e çmimeve “Oscars 2022”, filmin “Zgjoi”.

Të fundit