Flash News

POLITIKOFF

Fimi shqiptar “The Van” nominohet për çmimin “Oscar”

Fimi shqiptar “The Van” nominohet për çmimin

Filmat shqiptar, duket se së fundmi po “korrin” suksese. Filmi “The Van” (Furgoni) është titulli i produksionit me metrazh të shkurtër nga regjisori i ri Erenik Beqiri, të cilin selektorët e “Oscars” e kanë përfshirë në listën e 10 filmave më të mirë.

Produksioni mbanë firmën e regjisorit Erenik Beqiri, me producentë Ermir Keta, Amantia Peza, Olivier Berlemont dhe me aktorët Arben Bajraktaraj, Afrim Muçaj, aktorin francez Phenix Brossard dhe Lulzim Zeqja.

Më datë 15 mars, pritet që në listë të mbeten vetëm filmat që do të garojnë për trofeon e “Oscar”. Ndërkohë, Shqipëria  çdo vit përfaqësohet në këtë kompeticion zyrtarisht nga Qendra Kinematografike Shqiptare me prodhimin më të mirë të vitit, por ajo që përbën ndryshim është se asnjëherë nuk ka shkuar kaq afër sa të bëhet edhe pjesë e nominimeve.

Të fundit