Flash News

POLITIKOFF

Finalja e ‘Sanremo’ 2021, Ermal Meta mesazh në shqip për fansat e tij

Finalja e ‘Sanremo’ 2021, Ermal Meta mesazh në shqip për
Ermal Meta

Para se të nisë nata finale e festivalit Sanremo, këngëtari shqiptar Ermal Meta ka përcjellë një mesazh për të gjithë fansat e tij italianë dhe shqiptarët. Këtyre të fundit i ka dedikuar një falenderim në gjuhën shqipe.

“Dua të falënderoj të gjithë bashkëkombasit e mi që më kanë shkruar. Ju falenderoj shumë me gjithë zemër”, shprehet në shqip Ermal Meta.

Shqiptari është një nga favoritët kryesorë për të fituar çmimin e parë. Në finalen e festivalit të 71-të të Sanremos, sipas ‘Iconstyle’ Meta do të perfomojë i 22-të në radhë. Ai konkurron me këngën “1 milion gjëra për të thënë”, me tekst dhe muzikë nga vetë Meta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ermal Meta (@ermalmetamusic)

Të fundit