Flash News

POLITIKOFF

Fitoi ‘Topin e Artë’, ish-futbollisti kritika Leo Messit: Ka pesë muaj që nuk luan, nuk e meriton

Fitoi ‘Topin e Artë’, ish-futbollisti kritika Leo Messit: Ka

Ashtu siç ka ndodhur në pjesën dërrmuese të rasteve, Leo Messi është vënë në qendër të kritikave pasi fitoi çmimin e madh ‘Topi i Artë’.

Sipas medieve të huaja, sulmuesi argjentinas ishte protagonist në një mënyrë indirekte edhe pa e kërkuar çmimin me forcë. Ish-fituesi i ‘Topit të Artë’ në vitin 1991 dhe njëherazi ish-futbollist i Kombëtares franceze, Jean-Pierre Papin, ka kritikuar ashpër shpalljen fitues të Leo Messit.

“Ai nuk ka luajtur për pesë muaj! E pashë që po flisnim për të dhe nuk e kuptoja. Le të shtojmë edhe Cristiano Ronaldon në këtë rast. Që kur fitoi Kupën e Amerikës, çfarë ka bërë Messi në Paris? Të jemi të sinqertë. Ai shënoi një gol në Ligë, tre në Ligën e Kampionëve… Nuk kam asgjë të qartë kundër Messit, ai është një nga lojtarët më të mëdhenj në histori. Por këtë vit, ai nuk e meriton”, u shpreh Papin për mediet franceze.

Jean-Pierre shtoi në fund se pretendentët kryesorë do të duhej të ishin Joghino, Benzema apo Lewandowski. “Nëse ia japim Messit këtë vit, të gjithë fëmijët në botë mund të ëndërrojnë ta kenë. Mund të jetë më pak magjepsës, por, për mua, podiumi është në lojtarët që shkëlqejnë si Jorginho, Benzema apo Lewandowski”, tha ish-futbollisti.

Të fundit