Flash News

POLITIKOFF

“Fitorja është një gjendje shpirtërore”, Ronaldo ndan foton me Messin

“Fitorja është një gjendje shpirtërore”, Ronaldo

Cristiano Ronaldo është vendosur në qendër të vëmendjes nga mediat pas deklaratave të bujshme kundër klubit anglez, Manchester United.

Ronaldo deklaroi pak kohë më parë në një intervistë televizive se ndjehej i tradhëtuar nga klubi duke kritikuar edhe futbollistët e tjerë të United.

Së fundmi, teksa përgatitet për ‘Katar 2022’, Ronaldo ka ndarë në rrjete sociale një foto ku shfaqet me kundërshtarin e tij ‘të përbetuar’ prej vitesh në karrierë, Lionel Messi.

Dy futbollistët kanë pozuar në një set fotografik për ‘Louis Vuitton’.

“Fitorja është një gjendje shpirtërore. Një traditë e gjatë e punimit të trungjeve të fotografuara nga Annie Leibovitz për Louis Vuitton”, shkruan Ronaldo krahas fotos.

Të fundit