Flash News

POLITIKOFF

Fituesi i "Eurovision 2019" del pozitiv me Covid-19, merret vendimi drastik për të

Fituesi i "Eurovision 2019" del pozitiv me Covid-19, merret vendimi

Duncan Laurence, fituesi i “Eurovision 2019” ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe është marrë një vendim drastik për performancën e tij në natën finale të Festivalit Europian të Këngës.

Laurence do të performonte sërish në skenën e “Eurovision” në natën finale në Roterdam, duke qenë se tradita e do që fituesi i vitit të shkuar, t’i urojë fitore pasardhësit, por pas infektimit nuk do të lejohet të këndojë.

“Jemi të zhgënjyer, së pari për Duncan, që meriton një performancë live në skenën tonë të Eurovision pas fitores së tij në 2019 dhe për suksesin ndërkombëtar të ‘Arcade’. Nuk mund të ishim më krenar për hapjen në gjysmëfinalen e parë. Sigurisht i urojmë Duncan shërim të shpejtë”, u shpreh producenti ekzekutiv, Sieste Bakker.

Të fundit