Flash News

POLITIKOFF

Fjalët e fundit prekëse të Rame Lahaj për nënën e tij

Fjalët e fundit prekëse të Rame Lahaj për nënën e

Tenori i shquar Rame Lahaj ka mbajtur mbrëmë koncertin në sheshin “Skenderbej” në Prishtinë edhe pse vetëm dy orë më parë nëna e tij kishte ndërruar jetë.

Por për shkak të vdekjes së nënës së tij, koncerti nuk është bërë siç ishte parashikuar.

 “Ju kërkoj falje që duhet me mbyll më herët. As një e treta e koncertit nuk ishte, sepse dy orë para koncertit ka ndërruar jetë personi më i dashur për mua, nëna, por s’desha ta anuloj,” ka thënë Lahaj para mijëra spektatorëve.

Më pas, ai ndau edhe një postim në llogarinë e tij në Instagram, duke njoftuar ndjekësit se nëna e tij, Hale Lahaj ndërroi jetë.

Ndërsa sot, tenori  publikoi një tjetër fotografi teksa kujdesej për të ëmën në ditët e saj të fundit.

“Nenë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove. Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun. Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.
“Gabeli jot”,
shkroi ai në postimin e tij. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ???????????????? (@ramelahaj)

Të fundit