Flash News

POLITIKOFF

Fjalimi i Mbretëreshë Elizabeth II për Krishtlindje: Ju nuk jeni vetëm!

Fjalimi i Mbretëreshë Elizabeth II për Krishtlindje: Ju nuk jeni

Mbretëresha Elizabeth dhe bashkëshorti i saj këtë vit po i kalojnë Krishtlindjet vetëm në kështjellën Windsor dhe jo në Sanfringham, ku mblidheshin tradicionalisht çdo vit. Kjo për shkak të pandemisë së Covid-19.

Por Mbretëresha ka mbajtur një fjalim ku i është drejtuar qytetarëve që këtë vit po i festojnë Krishtlindjet larg familjarëve të tyre duke iu thënë "nuk jeni vetëm". Mbretëresha ka vlerësuar punonjësit në vijën e parë të luftës “me mbështetjen e arritjeve të mrekullueshme të shkencës moderne”  për gjithë punën e bërë gjatë vitit. “Iu kemi një borxh mirënjohjeje”, tha ajo.

"Për shumë prej jush, kjo periudhë e vitit mund të jetë e ngjyrosur me trishtim, disa janë duke vajtuar humbjen e personave të dashur, ndërsa të tjerëve iu mungojnë miqtë dhe familjarët, të distancuar për të qenë të sigurt ndërkohë që e vetmja gjë që duan është një përqafim i thjeshtë apo një shtrëngim dore. Nëse jeni midis tyre, nuk jeni vetëm", tha Mbretëresha gjatë fjalimit të saj. 

Të fundit