Flash News

POLITIKOFF

Fjolla Morina reagon për herë të parë nga arratia: Albin Kurti mbret!

Fjolla Morina reagon për herë të parë nga arratia: Albin

Vjen reagimi i parë i këngëtares së njohur Fjolla Morina, pasi u arratis nga banesa në Kukës ku po qëndronte në ‘arrest shtëpie’.

Në një postim story në Instagram, Morina ka shprehur mbështetjen për kreun e VV, Albin Kurti, teksa poston një foto nga tubimi me mbishkrimin “Mbret”.

Fjolla Morina reagon për herë të parë nga arratia: Albin

Këngëtarja e u arrestua në shtator të 2020-ës në pikën e kalimit kufitar në Morinë, ndërsa po tentonte të hynte në territorin shqiptar me dy armë zjarri me vete.

Përveç saj u arrestuan edhe dy personat të tjerë që po udhëtonin me të. Këngëtarja me banim në Prishtinë po udhëtonte me  Fisnik Syla dhe Fitim Muji.

Ajo akuzohet tashmë zyrtarisht për armëmbajtje pa leje, ndërsa për dy shoqëruesit e saj, Fisnik Syla dhe Fitim Muji është pushuar çështja.

Gjatë marrjes në pyetje, ajo rrëfeu se një prej armëve ia ka bërë dhuratë një mik i saj nga Gjermania, i cili nuk jeton më.

Të fundit