Flash News

POLITIKOFF

Fjoralba Ponari flet hapur dhe për herë të parë për problemet me shëndetin mendor

Fjoralba Ponari flet hapur dhe për herë të parë për

Moderatorja e Top Channel, Fjoralba Ponari ka folur hapur për problemet që ka përjetuar ajo me problemet me shëndetin mendor.

Përmes një bisede virtuale me fansat e saj, ajo është pyetur prej një nga ndjekësit:

“Ke vuajtur ndonjëherë nga ankthi, depresioni ose ndonjë problem tjetër i shëndetit mendor?”

Fjoralba i është përgjigjur duke thënë se  në periudha të ndryshme të jetës ka vuajtur nga problemet e tilla:

“Po, nga te gjitha, edhe pse në periudha të ndryshme të jetës! Është me shumë rëndësi të kesh mbështetjen, si bashkëudhetarë, të njerëzve më të rëndësishëm për ty, në luftën me secilën prej atyre që ke përmendur. Nëse nuk ke besim të njerëzit që ke afër, kërko ndihmë te një profesionist. Më beso, është shumë e rëndësishme të ndash atë që po kalon me dikë tjetër, çfarëdo qoftë ajo që po ndjen.”

Fjoralba Ponari flet hapur dhe për herë të parë për

Të fundit