Flash News

POLITIKOFF

Fjoralba Ponari flet pas incidentit "me dorën në zemër" që i ndodhi natën e ndërrimit të viteve në 'Portokalli'

Fjoralba Ponari flet pas incidentit "me dorën në zemër"

Siç ndodh çdo vit, edhe këtë ndërrim vitesh në ekranin e Top Channel u transmetua edicioni special i "Portokallisë". Në nisje të show-t, ndodhi një incident me moderatoren e programit, Fjoralba Ponarin.

Fjoralba ama pati një incident në skenë me fustanin e saj dhe kjo u vërejt edhe nga publiku ashtu edhe nga bashkëmoderatori i saj, Salsano Rrapi, të cilët e kthyen incidentin në humor dhe Fjoralba doli nga situata duke thënë se në një ditë të veçantë si kjo u drejtohet shqiptarëve me "dorën në zemër".

“Meqë jemi në shtëpitë e gjithë shqiptarëve, sot desha t’iu drejtohem me dorë në zemër,"- tha ajo, ku shpërthyen të gjithë në të qeshura.

Në një bisedë me ndjekësit ajo shpjegoi çfarë ka ndodhur duke publikuar edhe videon e sikletshme, për ata që nuk e kishin kuptuar situatën.

“Ngjitëset e brendshme që mbajnë dekoltenë e fustanit të fiksuar, për fat të keq, nga makeupi i trupit nuk u bindën dhe rezultati ishte ky”, shkruan Fjoralba.

Fjoralba Ponari flet pas incidentit "me dorën në zemër"

Të fundit