Flash News

POLITIKOFF

Flasin për herë të parë publikisht, Meghan Markle dhe Princi Harry kanë humbur fëmijën e dytë

Flasin për herë të parë publikisht, Meghan Markle dhe Princi

Meghan Markle ka folur për herë të parë për ngjarjen e trishtë që ka kaluar ajo dhe bashkëshorti i saj, Harry, në korrik.

Meghan ka rrëfyer historinë e saj përmes “The New York Times” duke folur hapur dhe publikisht për një nga ngjarjet më të hidhura të jetës së saj.

“Pasi i ndërrova pelenën ndjeva një shtrëngim të fortë. Shkova në katin poshtë me Archie-n në krahë, duke kënduar një ninullë për të na qetësuar të dyve, por po e ndjeja se diçka nuk po shkonte mirë. E dija se ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, po humbisja të dytin. Orë më vonë, isha shtrirë në një krevat spitali, duke shtrënguar dorën e bashkëshortit tim. E ndjeja mpirjen e pëllëmbës së tij dhe e putha tek gishtërinjtë, që ishin të lagur nga lotët tanë. Duke parë muret e bardhë dhe të ftohtë po imagjinoja se si ne do të shëroheshim."

Flasin për herë të parë publikisht, Meghan Markle dhe Princi

Markle ka treguar se është përpjekur të tregohet e guximshme në publik dhe ka rikthyer edhe njëherë në memorien tonë pyetjen e famshme që i bëri gazetari nëse ishte mirë:

“Unë iu përgjigja me sinqeritet, duke mos ditur që ajo që thashë do të jehonte kaq shumë tek nënat e reja dhe tek më të moshuarat, tek kushdo që në mënyrën e vet vuante në heshtje. Përgjigja ime ju dha njerëzve mundësinë për të treguar të vërtetat e tyre. Por nuk ishte përgjigja e sinqertë që më ndihmoi, por pyetja vetë.”

Ajo theksoi se sa e rëndësishme është që të pyesni të afërmit se a janë mirë:

“Të humbasësh një fëmijë do të thotë të mbartësh një hidhërim pothuajse të padurueshëm, të përjetuar nga shumë, por të folur nga pak njerëz.”

 

Të fundit