Flash News

POLITIKOFF

Flori Binaj largohet nga Top Channel pas 18 vitesh, aktori tregon arsyen

Flori Binaj largohet nga Top Channel pas 18 vitesh, aktori tregon arsyen

Aktori i humorit Florjan Binaj është larguar nga Top Channel dhe "Portokalli" pas 18 vitesh. Pavarësisht fjalëve që qarkullonin dhe shkrimeve në media, si fillim Flori nuk foli për këtë largim duke thënë se do fliste në një moment të dytë.

Sot, aktori i humorit e ka konfirmuar lajmin e largimit dhe ka treguar arsyet. Përmes një postimi në Instagram, Flori tregon se ikja lidhet me një tjetër mision të tijin. 

Postimi i plotë:

"Pas 18 vitesh, vendosa të jap dorëheqjen dhe të largohem nga Portokallia, rrjedhimisht edhe nga Top Channel. Largohem kur bëj fiks 18 vite jetë me Portokallinë dhe 18 vite pa Portokallinë. Ka qënë një rrugëtim i jashtëzakonshëm i cili më ka rritur profesionalisht dhe personalisht! Kam njohur kolegë shumë të talentuar gjatë gjithë këtij rrugëtimi, kam përjetuar emocione shumë të forta, kam dhënë mish e shpirt. Fatmirësisht, në profesionin e komedisë nuk bën dot hile, o bën për të qeshur ose nuk bën, nuk qesh njeri me zor në skenë! U jam mirënjohës të gjithë kolegëve që më kanë ndihmuar në ngritjen time profesionale, mbi të gjitha, i jam mirënjohës në këtë jetë edhe në tjetrën, krijuesit të Top Media, Dritan Hoxha. Falë asaj që Tani krijoi, unë dhe shumë të rinj patëm mundësinë të shfaqnim talentin tonë. Jam krenar që kam qënë pjesë e një kohe e cila vështirë se do vijë sërish, por asgjë nuk zgjat përjetë. Ikja ime nga Portokallia nuk ka lidhje as me protestat, as me qeverinë dhe as me krijim partish! Ikja nga Portokallia ka të bëjë me një mision, i cili do t'i shërbejë në të ardhmen artistëve shqiptarë, çështja e të drejtave të autorit që fatkeqësisht në Shqipëri, quhen si mall pa zot dhe zotër vetëshpallen ata që nuk janë. Koha do e tregojë kush ka psur të drejtë e kush jo, sepse koha nuk di të gënjejë." 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FLORJAN (@florjanbinaj)

Të fundit