Flash News

POLITIKOFF

Flori Mumajesi rikthehet në muzikë, publikon baladën që mund të jetë dedikim për kancerin e gjirit

Flori Mumajesi rikthehet në muzikë, publikon baladën që mund

Flori Mumajesi është shkëputur prej disa kohësh nga muzika dhe po ashtu dhe nga jeta publike. Flori Mumajesi pa asnjë lajmërim më parë dhe pa bujë, sapo ka publikuar baladën e tij që titullohet "Dhemb".

“Nuk promovoj rrugën e dhimbjes, as të trishtimit. Nuk dorëzohem edhe kur të dyja ulen këmbëkryq para meje. ABC e jetës?”- shkruhet në fillim të videos.

Nuk kuptohet dhe as vetë Flori nuk ka dhënë detaje nëse kjo këngë është një dedikim apo ndonjë histori personale por klipi zhvillohet në një dhomë spitali me modele Krista Merkocin.

Klipi përfundon teksa kamera fokuson fjongon rozë - që është simbol i luftës me kancerin e gjirit.

Me siguri në ditët në vijim do kuptohet se kujt i dedikohet kjo këngë dhe nëse Flori është përballur me një histori personale me kancerin e gjirit.

Flori Mumajesi rikthehet në muzikë, publikon baladën që mund

Të fundit