Flash News

POLITIKOFF

Forcat ushtarake të Putin vrasin gazetaren ruse në Kiev

Forcat ushtarake të Putin vrasin gazetaren ruse në Kiev

Një gazetare rus raportohet se është vrarë nga një raketë në kryeqytetin ukrainas, në Kiev.

Sipas organizatës "Reporterët pa Kufij", Oksana Baulina raportonte për faqen investigative ruse "The Insider". Javën e kaluar, kameramani i Fox News Pierre Zakrzewski dhe gazetari ukrainas Benjamin Hall u vranë gjithashtu nga "granatimet me artileri nga trupat ruse" në fshatin Gorenka, afër Kievit.

"Gazetarja ruse Oksana Baulina është vrarë nga një raketë në Kiev, #Ukrainë. Ajo raportonte për faqen hetimore ruse @the_ins_ru . Gazetarët nuk duhet të jenë objektiv lufte!"- shkruan në Twitter faqja "Reporterët pa Kufij".

Të fundit